Kanye West shpërthen ndaj reperit: Unë vendos për fëmijët e mi

Kanye West ka përshkallëzuar betejën e tij me ish-gruan e tij Kim Kardashian, duke nisur një zhurmë të re mbi përdorimin e vokalit të vajzës së tyre North West në këngën e tij të fundit.

Themeluesi i Yeezy, 47 vjeç, sulmoi Kardashian, 44 vjeç, të martën herët në një seri postimesh të fshira që atëherë në X, me sa duket si përgjigje ndaj Playboi Carti që i kërkoi yllit të realitetit televiziv që North t’i dërgonte një këngë.

Kërkesa e reperit “Magnolia” erdhi pasi Kardashian ndau tekstin e këngës së tij të re “Fine S–t”, e cila përmend markën e saj Skims, në historinë e saj në Instagram të hënën.

“@kimkardashian thuaji North të më dërgojë një këngë.”

Kanye, me sa duket, e interpretoi ripostimin e Kardashian si një pohim që  ajo do i dërgonte vocalin e North.

Vetëm ditë më parë, reperi sulmoi përpjekjet e ish-it të tij për të bllokuar publikimin e këngës së tij të re, “Lonely Roads Still Go to Sunshine”, ku shfaqet vajza e tyre 11-vjeçare së bashku me Sean “Diddy” Combs.

Në një postim të martën  në X, artisti  tha se Kardashian po kontrollon katër fëmijët e tyre dhe me sa duket e akuzoi atë si hipokrit.

“Pra një grua e bardhë ka kontrroll mbi emrin dhe pëlqimin e fëmijëve me ngjyrë duke folur me Cartin për të bërë një këngë me vajzën time. Këta persona të famshëm budallenj po mundohen me më hedhur hi syve.”

Duke iu referuar pretendimeve që ai bëri më parë se Carti u tërhoq nga krijimi i një albumi me të për shkak të reagimit të ashpër ndaj shakave të tij antisemitike, West shkroi: “Shkon tek ishi im për të kërkuar një këngë me vajzën time. Kjo ishte e tepërt. Unë vendos kur bëhet fjalë për fëmijët e mi.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top