Në dokumentarin e tij të ri “In Whose Name?”, Kanye West ka një përballje të tensionuar dhe emocionale me ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner, ku mes akuzave të rënda, ai deklaron se do të preferonte të ishte “i vdekur” sesa të merrte medikamente.
“Më keni bërë të ndihem si një copë m*t. Më keni zhveshur nga burrëria dhe vetëm për shkak se isha me medikamente keni shpëtuar pa pasoja,” dëgjohet të thotë West në një pjesë të dokumentarit.
Në atë moment, Jenneri lutej reperit të vazhdonte trajtimin e tij mjekësor, por debati shpejt mori kthesë dramatike. Reperi shpërtheu në të bërtitura kur Jenner tha se “nuk ka rëndësi” se çfarë mendon interneti për gjendjen e tij mendore. “Ka rëndësi! Ka rëndësi!” – ulëret ai, ndërkohë që Jenner përpiqet të flasë.
Pavarësisht tensionit, Kris arrin të sqarojë se ajo dhe familja kujdesen për të dhe se nuk i intereson çfarë thotë publiku, por se rëndësi ka çfarë ndjejnë ata si familje.
Në një moment të ndjeshëm, ndërsa Kanye vë në kokë një kapele “Make America Great Again” dhe kthehet në dhomë, ai pyet Jenner: “A mendon se ke ndikuar në shëndetin tim mendor?”
E përlotur, Kris përgjigjet: “Po. Po. Po, e pranoj. Dhe të dua. Të dua shumë. Nuk dua të jesh i papërsosur. Të dua.” Ajo shton gjithashtu: “Dua që vajza ime, Kim, të të dojë ashtu si ti dëshiron që ajo të të dojë.”
Kanye dhe Kim Kardashian u martuan në vitin 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku: North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6). Çifti u divorcua në vitin 2022.
Gjatë martesës, West u diagnostikua me çrregullim bipolar në vitin 2016. Megjithatë, së fundmi ai pretendon se nuk është bipolar, por me autizëm – një deklaratë që ka ngjallur debat në publik.
Kanye zbulon përplasjen me Kris Jenner: Më shkatërruat