Lauren Pisciotta, ish- punonjësja e Kanye West, ka ngritur një padi kundër tij, duke e akuzuar për ngacmim seksual, abuzimtrafikim njerëzor dhe ndjekje.
Padia, e depozituar fillimisht në qershor 2024, është zgjeruar këtë verë me akuza edhe më të rënda, duke zbuluar detaje tronditëse që, sipas Pisciottës, ndodhën gjatë bashkëpunimit të saj me artistin e njohur.
Pisciotta dhe Kanye u njohën për herë të parë në vitin 2021, kur ajo u përfshi në një projekt mode të West dhe bashkëpunoi në disa këngë të albumit “Donda”.
Sipas saj, West i ofroi 1 milion dollarë në vit për të fshirë videot e saj të mëparshme për të qenë më “afër Zotit”. Pak muaj më vonë, ajo u emërua në një pozicion drejtues me rrogë 4 milionë dollarë në vit, para se të shkarkohej papritur në vitin 2022.
Në dokumentet më të fundit të padisë, Pisciotta përshkruan një udhëtim biznesi në San Francisko, gjatë të cilit Kanye, sipas saj, ka bërë: përpjekje të padëshiruara për kontakt fizik, pyetje me përmbajtje seksuale dhe në një moment, masturboi para saj në një suitë hoteli gjatë një bisede pune.
Më tej, ajo pretendon se West hyri në mënyrë të papritur në dhomën e saj të hotelit disa orë më vonë dhe e detyroi të kryente seks oral kundër vullnetit të saj.
Padia zbulon se abuzimi nuk ishte një rast i izoluar. Pisciotta pretendon se Kanye e trafikoi atë, duke e “ofruar” si shkëmbim seksual ndaj burrave të tjerë, në këmbim të marrëdhënieve me partneret e tyre.
“Ye ishte i njohur për të ‘ofruar gra si dhurata seksuale’ për meshkuj të tjerë,” thuhet në dokumentet gjyqësore të dorëzuara së fundmi.
Kjo nuk është hera e parë që padia e Pisciottës bën bujë në media. Në vjeshtën e kaluar, ajo shtoi në padi një tjetër episod ku pretendon se u drogua dhe u abuzua seksualisht nga Kanye dhe një tjetër klient, gjatë një seance pune në studio të organizuar nga Sean “Diddy” Combs.
Ngjarja thuhet se ndodhi pak kohë para se Diddy të përballej me akuzat e tij për trafikim njerëzor.