Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”.
Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye kishte dërguar një letër ndalimi dhe pezullimi, duke akuzuar Kim-in në lidhje me katër fëmijët e tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
47-vjeçari Grammy Winner ka pasur shpesh mosmarrëveshje me Kim, 44 vjeçe, për kujdestarinë e përbashkët, duke thënë se nuk po i lejojnë të kalojë kohë me fëmijët.
Por përfaqësuesi i Kanye-t ka deklaruar për Page Six se letra është e falsifikuar dhe TMZ “ka rënë pre e një mashtrimi”. Ai tha se TMZ nuk kërkoi koment para se të publikonte lajmin dhe më pas i dërgoi atyre një email ku pyeste nëse ishte një “stunt për reklamë”. Përgjigja ishte jo.
Sipas raportimeve të mëparshme, letra u dërgua nga një avokate me emrin Kathy Johnson, e cila pretendonte se përfaqësonte një zyrë ligjore në Spanjë, por numri i telefonit të firmës rezultoi të jetë i mbyllur dhe i lidhur më parë me një agjenci udhëtimesh.
Letra pretendonte se Kim kishte lënë vajzën e tyre 11-vjeçare North të vetme në makinë gjatë eventit Met Gala, duke rrezikuar sigurinë e saj. Gjithashtu, Kanye pretendonte se Kim po e bllokonte atë nga takimet me fëmijët dhe se po shfrytëzonte North për përfitime personale dhe komerciale duke e ekspozuar atë në publik dhe në rrjetet sociale, pavarësisht kundërshtimeve të tij.
Kim ka mohuar pretendimet dhe ka thënë se çdo herë që Kanye dëshiron të shohë fëmijët, ajo nuk i ndalon takimet.
Kjo situatë ndodh pas një periudhe tensioni të madh mes tyre, ku Kanye ka bërë deklarata të forta dhe kontroverse, përfshirë edhe një këngë ku përmend “betejën e tij për kujdestarinë”. Kënga e tij e fundit përmban edhe elemente që kanë shkaktuar reagime të mëdha për përmbajtjen antisemitike dhe lavdërimin e Adolf Hitlerit.