Kanye West mbërrin në Shqipëri

Reperi me famë botërore, Kanye West, sapo ka mbërritur në Tiranë, për të ndezur atmosferën për atë që konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës në Shqipëri.

Pamjet e para të artistit amerikan në aeroportin e Tiranës kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke konfirmuar praninë e tij për këtë megaprojekt të pritur gjatë.

Përgatitjet për koncertin që do të mbahet në “Eagle Stadium” kanë mbaruar. Ky stadium i ri, i ndërtuar apostafat për këtë event, ka një kapacitet prej plot 60 mijë spektatorësh. Në qendër të tij është ngritur një skenë gjigante me një glob madhështor, një element ikonik që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur gjatë tureve të tij më të famshme në mbarë botën.

Lojtës Videosh

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top