Kanye West dhe gruaja e tij ndalohen përjetë nga anijet e kompanisë veneciane pas gjesteve të pahijshme të tyre

Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori do të ndalohen përjetë nga kompania e anijeve në Venedik në përdorimin e shërbimeve të tyre pas gjesteve të pahijshme të bëra në publik nga qifti.

Kompania Venezia Turismo Motoscafi nga e cila qifti morri një anije me qira ka thënë se qifti West dhe Censori nuk do të jenë më të mirëpritur në asnjërin nga mjetet e tyre.

Në një deklaratë punonjësit e kompanisë kanë thënë se nuk kanë pasur ide që fituesi i çmimit Grammy dhe gruaja e tij ishin duke bërë gjeste të pahijshme, raporton Daily Mail Australia.

Kompania ka thënë se drejtuesi i anijes ka qenë i zënë duke shikuar trafikun dhe nuk ka vërejtur skenat e shumë përfolura.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top