Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori do të ndalohen përjetë nga kompania e anijeve në Venedik në përdorimin e shërbimeve të tyre pas gjesteve të pahijshme të bëra në publik nga qifti.
Kompania Venezia Turismo Motoscafi nga e cila qifti morri një anije me qira ka thënë se qifti West dhe Censori nuk do të jenë më të mirëpritur në asnjërin nga mjetet e tyre.
Në një deklaratë punonjësit e kompanisë kanë thënë se nuk kanë pasur ide që fituesi i çmimit Grammy dhe gruaja e tij ishin duke bërë gjeste të pahijshme, raporton Daily Mail Australia.
Kompania ka thënë se drejtuesi i anijes ka qenë i zënë duke shikuar trafikun dhe nuk ka vërejtur skenat e shumë përfolura.