Kanosi me jetë kryeministrin Kurti, Faton Klinaku del sot në gjyq

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e parë gjyqësore në çështjen penale ndaj Faton Klinakut, i cili po përballet me akuzën për kanosje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:00, dhe sipas procedurës ligjore, pritet që në sallë të jetë i pranishëm edhe vetë kryeministri Kurti, në cilësinë e të dëmtuarit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Klinaku dhe një person tjetër me inicialet N.S. akuzohen se më 30 gusht 2023 kanë kërcënuar kryeministrin përmes postimeve në rrjete sociale. Në aktakuzë thuhet se Klinaku ka ripostuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese, ku ndër të tjera thuhej: “…Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”

Prokuroria ka bërë me dije disa javë më parë se ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj të dy të pandehurve, të cilët ngarkohen me veprën penale “Kanosja”. Klinaku, i njohur si pjesëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kishte reaguar duke thënë se nuk ishte informuar për ngritjen e aktakuzës, por se “mezi pret” të përballet në gjykatë me kryeministrin Kurti. Në seancën e sotme pritet që trupi gjykues të shqyrtojë vlefshmërinë e aktakuzës dhe të vendosë për vijimin ose jo të procedurës penale ndaj të akuzuarve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top