Kane e zakoni që ka habitur Tuchel: “Është qesharak, është gjithnjë aty”

44 gola në 44 ndeshje mes Bundesligës, Champions League, Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Gjermanisë. Ky, aktualisht, është bilanci i sezonit të parë të Harry Kane me fanellën e Bayern Munich. Një rezultat që sulmuesi anglez do të përpiqet ta përmirësojë më tej në ndeshjet e fundit të kalendarit: mbi të gjitha ndeshja e sotme kundër Real Madrid, për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Performancë shumë e lartë për ish-lojtarin e Tottenham, i cili në përditshmërinë e tij ka një zakon të veçantë: të pijë disa kapuçino çdo ditë, siç u raportua në konferencë nga Thomas Tuchel.

KANE E PASIONI PËR KAPUÇINON
“Çfarë më befasoi tek Kane? Sasia e kapuçinove që ai pi çdo ditë – komentoi Tuchel – është qesharake. Sa herë që shkoj në kuzhinë, ai është para aparatit të kafesë duke pirë një kapuçino. Me sa duket është një zakon që i bën mirë, ndaj fillova ta bëj edhe unë”.

“ASGJË NUK ËSHTË E PAMUNDUR”
“Do të nevojiten fat dhe saktësi – vazhdoi trajneri i Bayern Munich në kuadër të ndeshjes së kthimit kundër Los Blancos – Bernabeu është një nga stadiumet më të vështira për të fituar, por asgjë nuk është e pamundur. Nuk luajmë një gjysmëfinale sa për ta luajtur, do të luajmë për të shkuar në Wembley”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top