Kandidatët e PD kërkojnë hapjen e kutive në 3 qarqe, caktohen kur do të mbahen seancat

Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë më 12 qershor, ora 11:00, ankimimin e kandidatit Ilir Alimehmeti, i cili kërkon rinumërim ose e votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë.

Edhe kërkesat e kandidatëve Aulon Kalaja dhe Shkëlqim Shehu do të shqyrtohen në të njëjtën datë, por me orare të ndryshme.

Seanca ndaj Aulon Kalajës, i cili kërkon rinumërimin në qarkun Durrës është caktuar në orën 11:30, ndërsa ndaj Shehut që kërkon rinumërimin në Kukës, është vendosur në orën 10:15.

“Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim, Ankimi Nr.10 Regj. Themeltar Dt.02.06.2025 Regjistrimi, me: ANKUES: Ilir Alimehmeti, kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM).

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. OBJEKTI: – Ndryshimin e vendimit nr.83 datë 30.05.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve “Për Mospranim për Shqyrtim të Kërkesës Ankimore Nr.52, datë 29.05.20252 , të depozituar nga Z.Ilir Alimehmeti, kandidat për Deputet i Subjektit Zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”;

Lexo edhe:
Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve
Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB
– Ndryshimin e vendimit nr.1326 datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”3

– Rinumërimin dhe/ose rivlerësimi i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë;

– Ndryshimi i rezultatit të tabelave përmbledhëse pas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit
të votave;

– Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese të nenit 124, paragrafi 1, i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top