Kandidat i përbashkët bashkie/ Berisha i përgjigjet Shehajt

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar propozimin e Agron Shehajt që partitë opozitare të krijojnë koalicion dhe të dalin me kandidat të përbashkët, por jo politik, në garën për Bashkinë Tiranë.

Berisha u shpreh se është dakord që të dalin me kandidat të përbashkët, duke theksuar se e mbështet plotësisht propozimin.

Por theksoi ish-kryeministri “që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë”.

“Të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit”, deklaroi Berisha.

Pyetje: Agron Shehaj ka deklaruar se partitë opozitare do të duhet të dalin me një kandidat jopolitik në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës? A e mbështesni?

Sali Berisha: Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Sepse të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit. Nuk e di ç’nënkuptohet me një kandidat jo politik, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top