Kancelari gjerman konfirmon: Po i dërgojmë Ukrainës raketa që godasin brenda Rusisë

Gjermania po i vjen në ndihmë Ukrainës me armatime në mënyrë konkrete. Kancelari i ri Friedrich Merz ka konfirmuar se vendet perëndimore aleate të Ukrainës nuk po vendosin më kufizime për llojin e armëve që i dërgohen Kievit.

Sipas The Guardian, gjatë një forumi diskutimi, kancelari Merz është shprehur me fjalët: “Nuk ka më asnjë kufizim për distancën e armëve që i dërgohen Ukrainës, as nga Britania e Madhe, as nga Franca, as nga ne. Nuk ka asnjë kufizim edhe nga SHBA-ja.”

Merz shtoi më tej: “Kjo do të thotë që Ukraina tani mund të mbrohet, për shembull, duke sulmuar pozicionet ushtarake në territorin e Rusisë. Kohët e fundit Ukraina nuk mund ta bënte këtë, dhe përveç disa rasteve të rralla, nuk e kishte bërë asnjëherë.”

Ukraina për herë të parë përdori raketa balisitike me rreze më të gjatë, pasi mori dritën jeshile nga Uashingtoni, ndërsa deri më tani ka pasur hezitime për miratimin e përdorimit të tyre për shkak të frikës së një eskalimi të konfliktit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top