Botërori 2026 i Kanadasë nis me një barazim. Vendasit në Toronto nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj Bosnjës në ndeshjen e parë të grupit B. Jonathan David shpërdoron një rast në çerekun e parë të lojës, ndërsa në minutën e 21’ vjen avantazhi i Lukic pas një goditjeje nga këndi. Kanadezët shtyjnë fort në pjesën e dytë në kërkim të barazimit, i cili vjen në minutën e 78’ me goditjen e saktë me të djathtën të Larin pas asistit të Promise David. Një pikë për secilën skuadër në grup, ashtu si edhe për Katarin dhe Zvicrën.
Nisje e vakët për Kanadanë në Botërorin 2026 të organizuar në shtëpi, vetëm 1-1 me përmbysje të pjesshme ndaj Bosnjës. Ritmi është i lartë që në minutat e para, me vendasit që në çerekun e parë shpërdorojnë një rast të artë me David: sulmuesi i Juventus godet dobët me të majtën. Gjashtë minuta më vonë vjen avantazhi i Bosnjës: goditje këndi nga e djathta, devijim me kokë i Kolasinac dhe goditje fituese me kokë e Jovo Lukic, që realizon për 1-0. Kanadezët reagojnë menjëherë në kërkim të barazimit, por pjesa e parë mbyllet pa gola të tjerë.
Edhe në pjesën e dytë kuqebardhët kanë kontrollin e lojës (edhe pse rrezikojnë nga një goditje me kokë e Muharemovic), ndërsa Marsch përpiqet të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes me zëvendësimet. Promise David hyn në fushë në vend të Jonathan David dhe sulmuesi i Union Saint-Gilloise bëhet menjëherë vendimtar: në minutën e 78’ jep asistin për goditjen me të djathtën nga kufiri i zonës të Larin, i cili mposht Vasilj dhe vulos rezultatin përfundimtar 1-1. Kanadaja dhe Bosnja marrin kështu nga një pikë në grupin B, ndërsa nesër në orën 21:00 me orën shqiptare do të luhet ndeshja tjetër e javës së parë mes Katarit dhe Zvicrës.