Kampet e emigrantëve/ Meloni nuk heq dorë: Do gjejmë një zgjidhje për çdo pengesë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të vazhdojë.

Pavarësisht vështirësive që ka hasur, ajo thotë se do ta gjejnë një zgjidhje për çdo pengesë.

“Qeveria është e vendosur të çojë përpara protokollin Itali-Shqipëri: ne jemi të vendosur të gjejmë një zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”, tha kryeministrja e Italisë.

“Ne do të ecim përpara “jo vetëm sepse besojmë në protokoll, por edhe sepse pretendojmë të drejtën e politikës për të qeverisur dhe detyrën e politikës për të marrë përgjegjësitë” dhe “për flukset migratore treguesi nga shumica e qytetarëve është shumë i qartë: ata na kërkojnë të ndalojmë imigracionin ilegal që prodhon pasiguri, mungesë integrimi dhe armiku i parë është imigrimi i paligjshëm”, u shpreh Meloni.

Gjatë fjalës së saj, Meloni nënvizoi gjithashtu se “do të jetë e rëndësishme të qartësohen” rregullat për vendet e sigurta” dhe se Gjykata Evropiane e Drejtësisë shmang rrezikun e komprometimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Deklaratat e Melonit u bënë teksa ajo foli në konferencën e prefektëve dhe drejtuesve të policisë italiane mbi udhëzimet për politikat për të luftuar emigracionin e parregullt, në Shkollën e Lartë të Administratës së Brendshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top