“Kam një propozim”. Allegri kërkon 14 mln euro për të mos shkuar në gjyq: Juventus refuzon

Pas shkarkimit në fund të finales së Kupës së Italisë, Juventus dhe Massimiliano Allegri vazhdojnë të komunikojnë për të mos përfunduar në gjykatë. Trajneri toskan, i cili ditët e fundit kishte hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij nga klubi bardhezi me një letër, u ka paraqitur një propozim drejtuesve të Zonjës së Vjetër për ta mbyllur këtë çështje me një transaksion.

Saktësisht, raporton La Gazzetta dello Sport, ish-tekniku i Cagliari dhe Milan ka kërkuar 14 milionë euro bruto, për të dhe stafin e tij, nga 20 milionët e parashikuara nga kontrata e hartuar në maj 2021 me ish-presidentin Andrea Agnelli. Ishte i sigurtë refuzimi i Juventus, që synon të ulë shifrën.

Allegri, ndërkohë, me dëshirën për të gjetur një marrëveshje për të qenë i lirë për të nisur një aventurë të re në pankinë, po reflekton për ofertën që ka marrë nga Arabia Saudite. Ata që e kërkojnë janë kampionët e freskët të Al-Hilal, të cilët e kanë vënë në pole position për pankinën pas fitores së kampionatit. Në tokën saudite, 56-vjeçari nga Livorno do të gjente Koulibaly e Milinkovic-Savic, pa harruar Neymar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top