Ligji për Lojrat e Fatitkaluar në Kuvend, por pa 2 vota nga radhët e socialistëve.
Kartonin “portokalli”, atë të abstenimit e kanë ngritur deputetët Erion Braçe dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Vendimi që ka marrë Braçe ka qenë i paralajmëruar, pasi ai kërkoi shtimin e disa amendamendeve në ligj, të cilat nuk u morën parasysh. Ndërsa vendimi i Xhafaj është marrë sot gjatë votimit në sallë.
Projektligji ishte planifikuar që të votohej gjatë seancës së 8 shkurtit, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, por për arsye që nuk u qartësuan kurrë, u hoq nga rendi i ditës në Parlament me kërkesë të Partisë Socialiste.
Megjithatë kaloi sot, 5 vite pasi më 1 janar 2019, u ndaluan në Shqipëri. Edhe pse lojrat e fatit ishin të ndaluara me ligj, në të vërtetë aktiviteti nuk ndali kurrë, pasi u gjetën rrugë të tjera për të luajtur online, pa u kontrolluar nga shteti.