Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS/ Prokuroria e Tiranës kthen dosjen: Materialet të pa plota

Pasi kallëzimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për skandalin me sistemin TIMS, prokuroria e Tiranës ka kthyer mbrapsht dosjen. Në një reagim të prokurorisë, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë.

“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.”, -thuhet në reagimin e prokurorisë.

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nuk ka asnjë rrjedhje informacioni nga sistemi TIMS.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top