Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë opsionet për të ndihmuar në mbajtjen e hapur të Ngushticës së Hormuzit, deklaroi përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“Është në interesin tonë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur. Ndaj po shqyrtojmë çfarë hapash mund të ndërmarrë Evropa në këtë drejtim”, u tha Kallas gazetarëve para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Deklarata vjen pasi Donald Trump bëri të ditur se u ka kërkuar shtatë vendeve të rrisin përpjekjet për të garantuar hapjen e kësaj rruge të rëndësishme detare. Ai paralajmëroi gjithashtu se NATO mund të përballet me një “të ardhme shumë të vështirë” nëse aleatët nuk ofrojnë mbështetje.