Kallas pas mbledhje me ministrat e jashtëm të BE-së: Nuk duam të ndërhyjmë në Iran

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk e mbështesin zgjerimin e misionit detar të BE-së drejt Ngushticës së Hormuzit. Sipas saj, gjatë diskutimeve në Bruksel u shpreh vullnet për forcimin e operacionit ekzistues, por jo për ndryshimin e mandatit të tij.
Ky takim erdhi pas thirrjes së presidentit amerikan Donald Trump për mbështetje ndërkombëtare në garantimin e sigurisë në ngushticë, në një kohë kur tensionet me Iranin janë rritur dhe qarkullimi i naftës është vënë në rrezik. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, shprehu skepticizëm për efektivitetin e misionit aktual, ndërsa BE po shqyrton opsione të tjera, pa mbështetje për një përfshirje më të gjerë ushtarake në zonë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top