Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës hedh një hap të ri në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, duke bërë të mundur që vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania.

Dokumenti përkatës mbërrin menjëherë në telefon apo kompjuter, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në sportele, pritje në radhë apo dërgim përmes postës. Ky ndryshim synon të përshpejtojë procedurat dhe të rrisë sigurinë në dorëzimin e dokumentacionit zyrtar.

Përfitimet kryesore të këtij shërbimi përfshijnë rritjen e sigurisë në dorëzimin e vendimit, shkurtimin e kohës për pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe një proces më të thjeshtë dhe transparent për qytetarët. Në këtë mënyrë shmangen radhët dhe burokracitë, ndërsa procedura zhvillohet në kohë reale.

Digjitalizimi i shërbimeve të Kadastrës konsiderohet pjesë e reformës për modernizimin e administratës publike, me synimin për të ofruar akses më të shpejtë dhe më efikas në dokumentet e pronësisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top