Kaçorri gol spektakolar, Qefalia mbyll hesapet: Dinamo thyen Skënderbeun e sheh vendin e katërt

Ditët vendimtare kanë nisur mirë për Dinamon, që ka kompletuar gjysmën e punës për të cilën ishte thirrur në cështje. Skuadra e Mehmetit ka shkatërruar 2-0 Skënderbeun, duke afruar tani -1 nga korçarët e vendit të katërt. Tani blutë duhet të fitojnë edhe në mesjavë ndeshjen e prapambetur me Teutën, për të marrë vendin e tyre në Final Four. Kaçorri hapi ndeshjen me një super gol në minutën e 3′, Qefalia vulosi fitoren 8 minuta nga fundi. Mehmeti ka përse të festojë.

Dinamo ka siguruar një sukses shumë të rëndësishëm, për vendin e katërt, duke fituar ndeshjen direkte me Skënderbeun. Pas tre ndeshjesh pa fitore, Mehmeti kthehet të fitojë ndeshjen e duhur, i udhëhequr nga Kaçorri. Gol fantastik i sulmuesit në minutën e 3′ që i hap rrugë suksesit të Dinamos, edhe pse vetë u detyrua të tërhiqet në minutën e 18′ i dëmtuar e i zëvendësuar nga Smaçi. Bardhekuqtë e ndjenë goditjen pavarësisht se u munduar të reagonin me Liçon e Franklin. Në minutën e 29′ Rashica kishte mundësinë më të mirë të pjesës së parë, por goditi jashtë.

Blutë ndërkohë u rikthyen ofensivë pas rifillimit me rastet e firmosura nga Qefalia dhe Zabërgja. Kosovari humbet mundësinë ideale edhe në minutën e 68′ dhe ndeshja mbeti e hapur deri në minutën e 82′ kur Qefalia shënoi golin e dytë. Tre pikë fondamentale për renditjen në pjesën më të rëndësishme të kampionatit. Dinamo mbërrin tashmë me 39 pikë, duke barazuar Tiranën e -1 nga Skënderbeu, por ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë të fundit të fazës së tretë kundër Teutës.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top