Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar! Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.
Kabineti i ri qeveritar:
Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (rikonfirmohet në detyrë);
Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë (zëvendëson Ervin Hoxhën);
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin);
Petrit Malaj – Ministria e Financave (rikonfirmohet në detyrë);
Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin);
Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit);
Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit);
Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (pedagoge);
Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit);
Diella (e krijuar me inteligjencë artificiale) – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike;
Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë ( pason Ulsi Manjën);
Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë
Ervin Dema – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor