Mësohet se relator është vendosur Alma Ahmeti ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.
Një ditë më parë Gjykata e Lartë e ktheu çeshtjen për rigjykim, pasi prishi vendimin e mëparshëm të Apelit si të paligjshëm duke pranuar si palë Alibeajn dhe Bashën.
Në arsyetimin e vendimit nga GJL rezulton se trajtimi i kësaj çështje nga Gjykata e Apelit ka qenë një farsë dhe e jashtligjshme.
Gjykata thotë në vendim se kjo çështje nuk mund të ketë palë, pra, palë është vetëm kërkuesi, që në këtë rast është pala që ka bërë kërkesën në Gjykatën e Shkallës së Parë për regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, ndërsa Basha e Alibeaj duke mos qenë palë, ankimimi i tyre në Apel nuk do duhej të merrej parasysh fare dhe është i pavlerë.
Me tej GJL thekson në vendimin e zbardhur se rifillimi i çështjes, pas pezullimit, nga gjyqtari Zhukri, i cili ka shqyrtuar kërkesën për regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, ka qenë konform gjithë dispozitave ligjore në fuqi.Gjyqi për vulën e PD/ Zbulohen gjyqtarët e çështjes (EMRAT)