“Ka përfituar fonde publike!”/ Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj

Kjo kërkesë e PD-së, e cila e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij, do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe më pas i kalon senacës plenare për votim.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar mocionin e 14 deputetëve të opozitarës, të cilët kërkojnë konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Kjo kërkesë e PD-së, e cila e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij, do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe më pas i kalon senacës plenare për votim.

Në mocionin thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, ka thënë më herët Sinaj në një reagim të tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top