Ka paguar çmendurira, Al-Khelaifi bëhet kursimtar: ” Salary cap është ajo që duam, askush nuk do thoshte jo”

Presidenti i PSG-së dhe ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, është i hapur ndaj hipotezës së një salary cap (kufiri pagash) në botën e futbollit. “Nëse ne mund të gjejmë ligjërisht një mënyrë në të cilën rregullat të na lejojnë të vendosim një kufi pagash. Të gjithë do ta mbështesin. Askush nuk do të thotë jo,” tha numri një i klubit parisien në një intervistë për Financial Times. “Nëse pyet të gjitha klubet, askush nuk dëshiron të humbasë para. Askush, nga më i madhi tek më i vogli,” shtoi ai.

Tema Salary cap është rikthyer në modë pas aplikimit të rregullave të reja të UEFA-s për Fair Play Financiar. Sipas sekretarit të përgjithshëm të sindikatës së lojtarëve Fifpro Jonas Baer-Hoffmann, kjo do të ishte “porta hyrëse drejt një kufiri pagash”. Sipas të përditshmes ekonomike, megjithatë, shumë dyshojnë se zgjidhja e një kufiri pagash në futboll mund të funksionojë si në sportet e tjera. Kjo edhe për shkak të sistemeve të ndryshme tatimore që do ta vështirësonin zbatimin.

 

Numri 1 i klubit parisien pozicionohet kështu për një kufi pagash, ndërsa ka bërë deri tani cmendurira në pagesa. Neymar është ende blerja më e shtrenjtë në botë dhe pagat e treshes ofensive që krijoi PSG ishte një çmenduri. Messi, Mbappe e braziliani ishin të gjithë mbi 40 milionë euro në sezon.

 

Jude Bellingham, përtej çdo parashikimi: 6 gola në 6 ndeshje e bëjnë Real Madrid të fluturojë

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Inteligjenca artificiale zgjedh formacionin më të mirë të historisë: ja cilët janë të përzgjedhurit të Chat GPT

Video/ Bellingham shemb ‘murin’ e Berlin në të 94’: barazim mes Galatasaray e Copenaghen

Flakadanët e trazirat me Poloninë, UEFA dënon Shqipërinë: gjobë e mbyllje e pjesshme e ‘Air Albania”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top