“Ka gjithçka, forcë, teknikë, bën gol”: Sylvinho “i çmendur” pas Brojës

“Edhe unë e djemtë jemi të lumtur. E meritonim fitoren që të ktheheshim në garë në grup. Çdo gjë është e shpejtë, kemi bërë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kemi ndryshuar pak skemën dhe funksionoi shumë mirë”. Sylvinho feston me tre pikë kthimin përpara publikut të shtëpisë. Kundër Andorrës, skuadra e tij dominoi lojën dhe rezultatin, duke harruar humbjen në debutim. “Dua t’i bëj komplimente Shehut i cili bëri një ndeshje të mirë, në ekuilibër. Për të vendosur një kundër një në krah, Broja është shumë i fortë. Hoxha nga ana tjetër, ishin skuadër që mund të hapnin ndeshjen. Për fat bëmë mirë, ata kanë bërë një ndeshje shumë të bukur”.

Gjithnjë i kujdesshëm në numerin e zëvendësimeve, apo edhe për kohën e tyre, Sylvinho shpjegon konceptin e tij dhe arsyen përse nuk preferon të bëjë shumë lëvizje: “Zëvendësimet varen nga ndeshja. Ndoshta ndonjë ndeshje mund të bësh 4-5. Unë mendoj se sinqerisht, nëse bën 4-5 zëvendësime, ndryshon gjithçka. Zakonisht më pëlqeu edhe diçka tjetër, që e kemi respektuar ekipin e tyre, ata janë njerëz që luajnë me dëshirë dhe kemi bërë mirë”.

Në fund elozhe pambarim për Armando Brojën: “E shohim që ai në të kaluarën ka bërë atë rol shumë mirë. Duhet të përdorim karakteristikat e lojtarit dhe është shumë i fortë, ka lëvizje në thellësi, ai bën hyrje në zonë se është shumë i fortë. Varet nga kundërshtari, mund të përshtatet se ka gjithçka, forcë, teknike, ka gol. Përtej kundërshtarit, varet nga ekuilibri i skuadrës. Nëse e ekuilibrojmë mirë skuadrën në nivel mbrojtës, në Angli ai bëri 30 minuta shumë të mirë”.

3 pikët e para

⚽ Kombëtarja fitoi me rezultatin 3️⃣-0️⃣ ndaj Andorrës në ndeshjen e parë në shtëpi për kualifikueset e Botërorit 2026. Rey Manaj dhe Myrto Uzuni ishin autorët e golave për ⚫. #ALBAND #WorldCupQualifiers #Kombetarja #futboll #fshf pic.twitter.com/361mt5cXlf
— FSHF (@FSHForg) March 24, 2025

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top