Juventus s’ka nevojë për Zhegrovën, sërish 0 minuta

Juvenusi ka marrë tre pikë të reja në fazën e ligës së Champions League, por shërbimet e Edon Zhegrovës nuk u nevojitën.

”Zonja e Vjetër”, para tifozëve vendas në ”Allianz Stadium”, shënoi fitore ndaj Benfikës, me rezultat 2-0.

Khephren Thuram, shënoi golin e epërsisë për bardhezinjtë, në minutën e 55-të.

Pas nentë minutave, Weston MCKennie, vulosi fitoren e skuadrës italiane.

As në këtë ndeshje, trajneri Luciano Spalleti nuk i dha minuta futbollistit kosovar, Edon Zhegrovës.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e 15-të, derisa Benfica e 29-të në tabelë, me 6 pikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top