Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi vetëm pas një sezoni te skuadra italiane.
Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë po planifikojnë ta nxjerrin në shitje sulmuesin kosovar gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve, Juventusi kërkon rreth 12 deri në 13 milionë euro për kartonin e tij.
Klubi italian synon të rikuperojë investimin e bërë për Zhegrovën, i cili ishte transferuar për rreth 12 milionë euro, përfshirë bonuset dhe komisionet.
Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit po punojnë për ristrukturimin e skuadrës dhe balancimin e financave para afrimeve të reja në verë.