“Ne luajtëm një ndeshje të mirë që nga pjesa e parë, por na mungonte bindja aty përpara, më mirë në pjesën e dytë edhe pse ishim me dhjetë lojtarë. Performancë e mirë dhe fitore e rëndësishme”. Thiago Motta duartroket Juventusin e tij pas fitores në Leipzig: “Lojtarët e mi kishin guxim, e pashë që në fillim se ishin të bindur për të ecur përpara sepse mund t’i bënim keq kundërshtarëve edhe me dhjetë lojtarë. Bëmë mirë deri në minutën e fundit”.
“Është herët për të ditur se çfarë rruge mund të marrim në Champions League – vazhdoi trajneri i Juventus në Prime – Tani duhet të mendojmë për kampionatin dhe Cagliarin që vjen nga një fitore”. Për dëmtimet e Bremer dhe Nico Gonzalez: “Duhet të bëjmë testet, të shpresojmë që të mos i humbasim dhe, nëse ndodh, të jetë për një kohë të shkurtër sepse si të gjithë djemtë janë të rëndësishëm”. Edhe Thiago Motta ka tre qepje: “Në ballë mora një bërryl nga Gatti…”.
Motta vazhdoi përsëri: “Është pjesë e një ekipi, i një grupi që vesh një fanellë të rëndësishme. Ky është mentaliteti që duhet të kemi, duhet të jetë baza e një grupi dhe e një ekipi – tha Motta për Sky -. Ajo që djemtë demostruan sot në fushë na jep krenari të gjithëve, për të gjithë stafin që punon për ta, për tifozët që erdhën sot, për tifozët që e ndoqën në televizion. Transmeton emocione, përcjell dëshirë, përçon përkushtim guxim, kur është koha për ta bërë. Jam i lumtur për lojtarët sepse ata dhanë një paraqitje të shkëlqyer me situata negative, të cilat ne i trajtuam në mënyrën e duhur”.