“Juventus ka bërë një gabim të rëndë”: Sabatini e nxjerr të paaftë drejtorin Giuntoli

Milan-Juventus është afër dhe do të luhet të shtunën pasdite. Në kampin bardhezi ka shqetësime të mëdha, pasi lista e të dëmtuarve është shtuar ndjeshëm. Me dëmtimin e Vlahovic, një boshllëk i madh është krijuar në repartin e sulmit. Edhe Milik është jashtë loje, duke lënë trajnerin Thiago Motta pa sulmues qendror. Ka zëra që flasin për përdorimin e një “falso nueve” me Yildiz ose Weah, por në një përballje kaq të rëndësishme kundër Milanit, mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë qendror pritet të ndihet shumë. Kjo situatë ka nxitur gazetarin Sandro Sabatini të kritikojë ashpër drejtuesin Cristiano Giuntoli për menaxhimin e merkatos.

Gabim i bujshëm
Gjatë emisionit “Mikrofoni i Hapur”, Sandro Sabatini analizoi situatën aktuale te Juventusi. Vlahovic do të mungojë jo vetëm ndaj Milanit, por edhe kundër Aston Villës në Champions League, dy sfida kyçe për ambiciet e klubit bardhezi. Sabatini tha: “Thiago Motta do të duhet të shpikë diçka, sipas meje Yildiz si qendërsulmues. Gjithashtu, Nico Gonzalez është i dëmtuar. Por kur blen lojtarë të caktuar, duhet të njohësh historinë e tyre të dëmtimeve, dhe këta lojtarë kanë pasur gjithmonë probleme shëndetësore”.

Kritika ndaj drejtuesve
Gazetari mbylli analizën me një kritikë të ashpër ndaj drejtuesve, të cilët nuk siguruan një zëvendësues për Vlahoviç gjatë merkatos: “Gabim i rëndë të nisësh sezonin me vetëm Vlahovic si qendërsulmues, duke shitur Kean për 13 milionë euro.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top