Juventus imiton Real Madrid: i rrëmben Boca Jrs 14 vjeçarin Francisco Barido

Aktualisht është një titull për tu fituar, në garë me Inter deri në ditën e fundit, por Juventus po shikon gjithashtu nga e ardhmja. Sipas mediave argjentinase, ata kanë siguruar një nga djaloshët më premtues. Francisco Barido, mesfushori i avancuar 14-vjeçar, që luan në ekipet e të rinjve të Boca Juniors. Për shkak të një problemi pune, familja e tij vendosi të vendoset në Itali. E duke qenë se Francisco nuk e ka mbushur ende moshën e kërkuar nga ligji (16 vjeç) për të nënshkruar një kontratë profesionale e cila do t’i shtonte një kosto çmimit të kartonit të tij, kalimi i tij te bardhezinjtë nuk do t’i japë Boca asnjë të ardhur tjetër përveç asaj që i takon si kompensim për formimin.

Në fillim të vitit të kaluar, Barido, i cili ka një pasaportë komunitare, u thirr nga Pablo Aimar në kombëtaren e Argjentinës U-15 dhe iu dha fanela me numrin 10.

Juventus konfirmon edhe në këtë rast se është gjithmonë e kujdesshme, në stilin Real Madrid, kur bëhet fjalë për gjetjen e talenteve të rinj nëpër botë. Ashtu si Vasilije Adzic, i cili do të përfundojë sezonin në vendlindjen e tij te Buducnost Podgorica. Pasi të mbushë 18 vjeç (më 12 maj), ai mund të blihet nga Juventus dhe të zërë një vend si ekstrakomunitar sezonin e ardhshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top