Juventus i thotë jo Chelsea për Yildiz: gati rinovimi me pagë të katërfishuar e fanella me numër 10

Në Euro 2024 me fanellën e Turqisë Kenan Yildiz konfirmoi klasin e tij dhe përfundoi në fletoret e disa emrave të mëdhenj klubesh evropianë. Mes tyre edhe Chelsea, të cilit Juventus i mbylli menjëherë derën në fytyrë, duke ripërsëritur rëndësinë e 19-vjeçarit turk në projektin e ri të bardhezinjve. Megjithatë, londinezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe tani Giuntoli duhet të shtrëngojë kohët për të mbyllur rinovimin deri në vitin 2029. E pas nënshkrimit, për Yildiz mund të vijë edhe qershia klasike mbi tortë: fanella legjendare me numrin 10 e veshur nga idhulli i tij Alex De Piero.

Pasi i është nënshtruar një operacioni në septumin e hundës, Yildiz po shijon ditët e fundit të pushimeve të tij dhe do të jetë në dispozicion të teknikut Thiago Motta në fund të muajit. Ndërkohë, ai bëri një vizitë të shpejtë për të takuar teknikun, i cili mbeti i befasuar nga xhevahiri i Bosforit. “E pashë dy ditë më parë, mu duk një djalë fantastik. Në fushë ai mund të luajë çdo rol. Kur dikush ka dëshirën, disponueshmërinë dhe vullnetin për t’u rritur, me talentin që ka, ai vetëm duhet të përmirësohet dhe të ndihmojë skuadrën”, ishin fjalët e trajnerit të ri të Juventus në konferencën për shtyp.

SITUATA E RINOVIMIT
Palët vazhdojnë të punojnë drejt rinovimit edhe për një vit të kontratës që skadon në vitin 2028 me një rregullim të madh page. Ka mbetur ende distancë mes shifrave dhe klauzolave për t’u përfshirë në marrëveshje. Juventus, nga ana e tij, beson se ka bërë një propozim të konsiderueshëm duke ofruar një kontratë me vlerë rreth 1.2 milionë euro në sezon, praktikisht duke katërfishuar atë që Yildiz fiton aktualisht. Menaxherët e tij, duke pasur parasysh se Yildiz është një nga të paktët e paprekshëm në skuadër, po synojnë të arrijnë diçka më shumë. Në ditët në vijim planifikohen kontakte të reja për të mbyllur çështjen: për lumturinë e teknikut Motta dhe për të zmbrapsur kërcënimet e Chelsea.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top