“Juventus hoqi dorë nga oferta e madhe për Gatti”: prapaskena e bujshme si Allegri e ndaloi të ikte

Autogoli në ndeshjen me Sassuolo ishte momenti më i ulët i sezonit dhe ndoshta edhe i karrierës së Federico Gatti. Tifozët bënin thirrje për largimin e tij, të menjëhershëm madje. Megjithatë, që prej atij 23 shtatori, performanca e qendërmbrojtësit nga Rivoli ka qenë në rritje. E goli i tij kundër Monzës në minutën e 94′ e ka rikthyer atë në vëmendje si një nga mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian. E të mendosh se verën e kaluar ai mund të ishte larguar nga Juventus…

JUVENTUS MORI NJË OFERTË BEFASUESE PËR GATTI
Lajmin e ka zbuluar Tuttosport që shpjegoi se si verën e kaluar Nottingham Forrest trokiti në derën e klubit bardhezi me një ofertë të lartë prej 25 milionë euro. Mbrojtësi kishte menduar të pranonte dhe ato para do t’i kishin qenë të dobishme Zonjës së Vjetër e cila me drejtuesit e rinj ka ndërmarrë një rishikim të shpenzimeve. I vetmi që e kundërshtoi ishte Max Allegri, një sponsorizues i madh i Gatti. Tekniku për ta bindur i tha: “Po ku ke ndërmend të shkosh? Këtë vit do të jesh protagonist!”.

 

Trajneri toskan nuk gënjeu dhe gjatë gjithë kampionatit u fokusua gjithmonë tek Gatti, i bindur për cilësitë e tij. Edhe pas autogolit ndaj Sassuolos, Allegri punoi me mendjen e lojtarit, duke e inkurajuar: “Jepi Federico je i fortë, dil në fushë i qetë”, ishin fjalët e tij para ndeshjes kundër Lecce. E Gatti po e shlyen besimin e trajnerit me paraqitje të shkëlqyera që po e ndihmojnë skuadrën të qëndrojë në krye të kampionatit në këtë rivalitet magjepsës me Inter.

Skuadra e Max Allegri mposhti në minutën e fundit 2-1 Monzën. Bardhezinjtë kaluan për momentin Inter për të marrë vendin e parë me 33 pikë. Në stadiumin U-Power në pjesën e parë, Di Gregorio ndali penalltinë e Vlahovic (11′). Menjëherë më pas Rabiot (12′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë. Në pjesën e dytë gjithçka ndodhi në kohën shtesë. Valentin Carboni barazoi rezultatin në minutën e 92′ me një goditje kros që përfundoi në rrjetë. Ekstazën e vendasve e mbyti goli i mbrojtësit Gatti, në asistin e Rabiot që vendosi ndeshjen në minutën e 94′.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top