Juventus është një bunker: synohet rekordi i pathyeshmërisë i Cagliari (712′)

Të shtunën kundër Napolit erdhi 0-0 e tretë radhazi në kampionat, një tjetër rezultat i pastër që rikonfirmon qëndrueshmërinë e madhe difensive të Juventus. Bardhezinjtë janë e vetmja skuadër e aftë për të mbajtur portën e tyre të pastër për një total prej 450 minutash. Bremer dhe shokët e tij kanë ngritur një mur të pakapërcyeshëm përpara portierit Di Gregorio dhe tani synojnë rekordin e Cagliari. Sardët në sezonin 1966-67 nuk pësuan gol për shtatë javët e para të kampionatit (712 minuta).

SKUADRAT E PATHYESHME
Të shtunën në Marassi kundër Genoa, Juventus ka shansin të kalojë tre skuadra përpara tyre në këtë renditje të veçantë. Nëse nuk pësojnë gol në 11 minutat e para, do të kalojnë Parmën 1998-99 (460′), me 9′ të tjera do të linin pas edhe Fiorentinës 1981-82 (469′), ndërsa për të mundur Juven e Allegrit 2014-2015 duhen kaluar 482 minuta. Më tej vjen Inter 1972-73 (563′), Napoli 1970-71 (590′) dhe Milan i drejtuar nga Capello i cili në sezonin 1993-94 arriti të mbante portën e tyre të pastër për 7 ndeshje dhe 690 minuta, 22 minuta në më pak se rekordi i fiksuar nga Cagliari.

 

Është e pamohueshme që faza e moszotërimit të topit nga Juventus në fillim të sezonit ka treguar një soliditet graniti, pika e fortë e vërtetë që kundërpeshohet nga një vështirësi e dukshme në krijimin e mundësive për shënim. Gatti dhe Bremer u dalluan për vëmendjen dhe saktësinë e tyre në lëvizjet e markimit, të mbështetur mirë në krahë nga Savona, Kalulu, Cambiaso dhe Cabal. Thiago Motta ishte i zoti në gjetjen e zgjidhjeve specifike për situatat gjithnjë në ndryshim të propozuara nga ndeshja dhe kundërshtarët, duke alternuar futbollin pozicional dhe atë relacional në varësi të karakteristikave të rivalëve. Rezultati ishte një mbrojtje bunkeri në stilin Alegrian. E cila sigurisht që disa tifozëve nuk do t’i pëlqejë…

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top