Juventus e Inter, kush është më i forti? Më në fund, flet fusha: derbi i Italisë vlen një copëz titulli

Falë pazës së kombëtares, u bënë tashmë gati dy javë që flitet për këtë përballje Juventus-Inter. Edhe pak orë dhe, mund të thuhet më në fund, fusha do të flasë. Një rivalitet i përjetshëm, i nxitur në dekadat e fundit, por që mori flakë 60 vjet më parë. Logjika i tregon ata si favoritët për titullin, renditja i sheh ata në dy vendet e para. Ka mjaft gjëra në lojë për të transformuar një sfidë të rëndësishme në vetëvete, në ndeshjen e vitit (të paktën deri tani).

Jashtë fushës, ishte mjaft zbavitëse dëshira për t’i lënë tjetrit rolin e favoritit për fitoren finale. Nga njëra anë thonë se mungesa në kupat europiane është një avantazh i madh. Nga ana tjetër, pretendojnë se dy pikë larg skuadrës më të fortë ishte diçka e paimagjinueshme në startin e kampionatit. Skema që, megjithatë, përmbajnë brenda të vërteta. Dy skuadrat janë padyshim më të mirat në Serie A, me Napolin që ka paguar koston për ndryshimin e drejtimit teknik. Inter praktikisht ka dy skuadra, Juventus një mbrojtje të hekurt dhe mundësinë e zgjedhjes mes katër sulmuesve të nivelit të lartë.

MUNGESAT E AVANTAZHET
Edhe ndeshja e mbrëmjes së sotme, pavarësisht mungesave të rëndësishme nga të dyja palët, tregon më të mirën e kampionatit. Pa Danilo, Ëeah dhe me një Locatelli me probleme, Allegri ende mund të krijojë një sektor prapavije të testuar mirë (Gatti-Bremer-Rugani) që është i vështirë për t’u kapërcyer. Edhe në mesfushë, me McKennie, Miretti dhe Rabiot, të ndihmuar nga jashtë nga Cambiaso dhe Kostic, ai ka mundësinë të ndërthurë fizikun dhe cilësinë për të përmbysur aksionin dhe për të nisur përpara dyshen Chiesa-Kean. Inzaghi nuk ka dy lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje (Pavard dhe Bastoni), por mund të sistemojë një prapavijë të përbërë nga Darmian, De Vrij dhe Acerbi. Mesfusha dhe sulmi janë ata titullarë, me të metën e vetme mungesën e Sanchez, si alternativë ndaj dyshes Lautaro-Thuram.

 

Shumë emra të rëndësishëm, por pak siguri për të parë futboll spektakolar. Tifozëve u interesojnë pikët dhe për t’u argëtuar duhet të shkosh në cirk. Një frazë që i pëlqen shumë ta kujtojë trajneri i Juventus, Allegri. Edhe pse do të ishte mirë që të paktën një herë të shihej një ndeshje të këndshme edhe nga pikëpamja estetike. E jo vetëm nga pikëpamja konkurruese.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top