Juventus debuton, 5-0 ndaj Al Ain: perlë e Yildiz e dygolësha të Conceiçao e Muani

Një pjesëmarrje në Kupën e Botës për Klube e pasigurt deri në momentin e fundit dhe e lidhur me një rinovim të marrëveshjes së huazimit përkatësisht me Porton dhe PSG-në, për të zgjatur huazimin e dakordësuar deri më 30 qershor 2025. E pikërisht Conceiçao dhe Kolo Muani ishin protagonistët e mëdhenj në debutimin e Juventus në turneun amerikan, me nga dy gola secili kundër Al Ain: një dygolësh që mund të ndryshojë të ardhmen e tyre, për momentin larg Torinos. Portugezi u duk në formë të shkëlqyer. Emri i tij i shkruar dy herë në tabelën e shënuesve, por jo vetëm, edhe ato shpërthime dhe ato lëvizje që i çojnë në konfuzion kundërshtarët dhe që përhapin panik në mbrojtje.

Ardhja e Tudor dukej se ia kishte mbyllur dyert, por përkundrazi, Conceiçao fitoi besimin e trajnerit kroat, i cili, pasi e pa në formë të mirë në fundin e kampionatit kundër Udinese dhe Venezia, sapo u sigurua që mund të llogariste ende mbi të, e hodhi në fushë titullar edhe në Uashington. Portugezi i lindur në vitin 2002 mbërriti te Juventus në gusht 2024 në huazim njëvjeçar për 7 milionë euro dhe ka një klauzolë prej 30 milionësh me Porton. Shifër që klubi bardhezi do të donte ta ulte: drejtori i ri i përgjithshëm Damien Comolli dhe drejtori i ri i strategjisë sportive Giorgio Chiellini janë tashmë në punë për ta mbajtur, edhe pse shpërthimi në Kupën e Botës mund ta rrisë çmimin e operacionit.

 

I njëjti diskutim vlen edhe për Kolo Muani. “Dua të qëndroj. Ndihem mirë këtu, arrij të luaj mirë dhe të shënoj, jam i lumtur”, ishte mesazhi i dërguar klubit të Juventus nga sulmuesi francez në fund të ndeshjes kundër Al Ain. Kolo Muani, që ka ngjitur shkallët në hierarkinë e Tudor për repartin ofensiv, është te Juve në huazim nga PSG. Në Torino, objektivi është rinovimi për një tjetër sezon me përfshirjen në marrëveshje me francezët të një të drejte ose detyrimi blerjeje rreth 40-45 milionë euro.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top