Juventus, asnjë apelim për përjashtimin nga Europa. Ferrero: “Kemi punuar mirë, por nuk ankimojmë”

“Ne nuk ndajmë interpretimin që u është bërë tezave tona mbrojtëse. E mbetemi të bindur fort për korrektësinë e veprimeve tona. Por ne nuk do të apelojmë”. Ky është reagimi i parë i botës së Juventus pas vendimit të Dhomës së Gjykimit të UEFA-s. Sipas tij, bardhezinjtë u përjashtuan nga Conference League, përveç gjobës prej 20 milionë eurosh për shkeljen e marrëveshjes së rënë dakord me organizmin më të lartë evropian të futbollit. Kjo është deklarata e Gianluca Ferrero, presidenti i Juventus e sjellë brenda komunikatës për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të internetit.

KOMUNIKATA E JUVENTUS
“Na vjen keq për vendimin e UEFA Club Financial Control Body – vijon numri një i Juventus –. Ne nuk ndajmë interpretimin që u është dhënë tezave tona mbrojtëse. E mbetemi të bindur fort për korrektësinë e veprimeve tona dhe vlefshmërinë e tyre. Megjithatë, ne kemi vendosur të mos apelojmë kundër këtij vendimi. Ky vendim është në përputhje me atë të marrë majin e kaluar në kontekstin e mosmarrëveshjeve me FIGC. Si në atë rast, ne preferojmë t’i japim fund periudhës së pasigurisë. Duam t’i sigurojmë palëve tona të brendshme e të jashtme të interesit shikueshmërisë totale për pjesëmarrjen e klubit në garat e ardhshme ndërkombëtare”.

“Shkuarja në një apel dhe ndoshta në nivele të tjera gjykimi, me rezultate dhe kohë të pasigurta, do të rriste pasigurinë në lidhje me mundësinë tonë për pjesëmarrjen në UEFA Champions League 2024/25. Në vend të kësaj, ne duam që ekipi i parë, tifozët tanë, sponsorët, furnitorët dhe partnerët tanë financiarë të jenë në gjendje të përjetojnë sezonin 2023-24 me qetësinë dhe sigurinë maksimale në lidhje me rezultatet e arritura në në fushë, veçanërisht pas sezonit të turbullt të kaluar”.

Më pas përfundimi: “Pavarësisht këtij vendimi të dhimbshëm, ne tani mund ta përballojmë sezonin e ri duke parë fushën dhe jo Gjykatat sportive. Tani mendja te Kampionati dhe Kupa e Italisë. Do të bëjmë çmos për t’i dhënë tifozëve tanë kënaqësinë më të madhe të mundshme në këto kompeticione”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top