Juventus ankohej për golin, Lazio nxjerr videon me faullet e pa sinjalizuara: “Gëzuar Pashkën!”

Lazio i uron tifozët e tyre për festën e Pashkës, duke iu përgjigjur polemikave të arbitrave që u ngritën pas 2-1 ndaj Juventus. Në fakt, klubi bardhekaltër ka publikuar një lloj përmbledhjeje të klipeve nga ndeshja e djeshme. Një video ku shfaqen situata në të cilat Lazio nuk është ndjerë e mbrojtur nga arbitri Di Bello.

Në klip shihet në mënyrë të veçantë një hyrje e fortë ndaj Zaccagni dhe një prekje me dorë nga Cuadrado. Pastaj është ndërhyrja e Locatelli ndaj Immobile. Dje tekniku Sarri kishte thënë se këto dy situata meritonin kartonin e kuq. Pastaj natyrisht ishte edhe kontakti Alex Sandro-Milinkovic- Savic, që çoi në golin e avantazhit 1-0.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top