Justin Timberlake reagon pas arrestimit të tij

Justin Timberlake iu drejtua arrestimit të tij në mëngjesin e së martës për herë të parë gjatë koncertit të tij në Çikago të premten në mbrëmje.

“Ishte një javë e vështirë,” i tha Timberlake turmës së United Center. “E di që është e vështirë të më duash ndonjëherë, por ju vazhdoni të më doni dhe më suportoni.”

Page Six iu tha se gjatë arrestimit të tij, Timberlake, shprehu shqetësimin e tij se arrestimi do të “prishte turneun”. Ai aktualisht është në turneun e tij Botëror Forget Tomorrow, i cili filloi në Vancouver, British Columbia më 29 Prill dhe ka ndalesa në më shumë se 50 qytete.

Megjithatë, të enjten, një burim i brendshëm i industrisë informoi Page Six se incidenti ligjor nuk do të ndikonte në turneun në vazhdim dhe se ai do të “vazhdonte promovimin për albumin e tij [‘Everything I Thought It Was’] siç ishte planifikuar, i cili, natyrisht, përfshin datat e turneut.”

Ndalesat e turneut të tij në Çikago, të cilat përfshijnë të premten dhe të shtunën mbrëma, shënojnë koncertet e tij të para pas qëndrimit të tij të shkurtër në paraburgim.

10-herë fituesi i Grammy-t u arrestua në Sag Harbor, NY, pak pas mesnatës së së martës, ndërsa po udhëtonte për në hotelin e tij nga një darkë me miqtë e tij në Hotelin Amerikan, sipas burimeve të Page Six.

Një oficer e ndaloi atë pasi ai devijoi nga rruga.Sipas kallëzimit penal, ai refuzoi testin e alkoolit në vendngjarje.

Për më tepër, ai mbante erë të fortë” alkooli dhe kishte “të folur të ngadaltë” – të gjitha shenja treguese të dehjes.

Ai u godit me një akuzë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe dy shkelje të trafikut për mos respektimin e shenjës së ndalimit dhe mosqëndrimin në korsinë e duhur të udhëtimit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top