Justin Timberlake përballet me kritika pas performancës në turne

Justin Timberlake është bërë viral në rrjetet sociale  pasi një video e  tij gjatë një koncerti në turneun “Forget Tomorrow World Tour” ka shkaktuar reagime tallëse nga fansat.

Këngëtari, i cili aktualisht është në pjesën evropiane të turneut të tij, u kap në kamera duke bërë lëvizje që shumë i përshkruan si “të çuditshme” dhe “të sikletshme”.

Në videon e shpërndarë në TikTok nga një fans që ishte në koncert, Timberlake shihet duke u rrotulluar rreth një qëndruesi mikrofoni të fiksuar në skenë, duke lëvizur duart në ajër në një mënyrë të pazakontë dhe pothuajse duke rrëshqitur në një moment.

“E dua JT si çdo vajzë e fiksuar pas boyband-eve, por kjo është vërtet komike,” shkroi fansja që postoi videon.  Një ndjekës shkroi: “Disa artistë duhet të dinë kur të tërhiqen.” Një tjetër shtoi: “Nuk e njoha fare, mendova se ishte ndonjë konkurrent në një emision talentesh.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top