Justin Bieber ka habitur publikun në ceremoninë e Grammy Awards 2026, duke u ngjitur në skenë pothuajse i zhveshur – vetëm me bokserë dhe çorape – gjatë performancës së tij akustike të këngës “Yukon”.
Gjatë performancës, vëmendjen e fansave e mori një tatuazh i ri i madh në shpinë, i cili, sipas shumë përdoruesve në rrjetet sociale, duket si një portret i bashkëshortes së tij, Hailey Bieber. Disa fansa vunë re se tatuazhi i ngjan shumë një fotografie të Hailey-t nga kopertina e saj për Elle në vitin 2020.
“Justin ka tatuazhuar Hailey-n në shpinë?”, shkroi një përdorues në X, ndërsa të tjerë ndanë krahasime mes tatuazhit dhe fotos të modeles.
Bieber, i cili ka një koleksion të gjerë tatuazhesh dhe ka nisur të bëjë tatuazhe që në moshën 16-vjeçare, kishte deklaruar më parë se po e ruante shpinën për diçka “të veçantë”. Në dokumentarin Justin Bieber: Next Chapter, ai kishte thënë se dëshironte të bënte portrete të fëmijëve të tij në shpinë.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i shpreh dashurinë Hailey-t përmes tatuazheve. Në prill 2026, ai zbuloi një tatuazh në kyçin e dorës me mbishkrimin “H22”, që lidhet me datën e lindjes së Hailey-t (22 nëntor) dhe të djalit të tyre, Jack Blues.
Gjatë mbrëmjes, prezantuesi Trevor Noah bëri shaka për paraqitjen e Bieber-it, duke thënë: “Një lëvizje e gabuar dhe do ta transmetonim shfaqjen në OnlyFans”.