Justin Bieber po u jep fansave një përditësim rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Pasi zbuloi se fytyra e tij ishte pjesërisht e paralizuar pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt qershorin e kaluar, fituesi i çmimit Grammy, tregoi përmirësimet përmes një Instagram Story “Prisni”, shkruan ai sipër klipit të shkurtër teksa lëvizte sytë nga njëra anë në tjetrën dhe më pas buzëqeshi teksa në sfond luhej kënga “Ice T”. Klinika Mayo shpjegon se sëmundja shfaqet kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë veshit. Përveç paralizës së fytyrës, mund të shkaktojë edhe humbje të dëgjimit dhe kërkon trajtim të menjëhershëm.
Kur Justin Bieber zbuloi diagnozën e tij shëndetësore në qershor, ai tha se simptomat e tij përfshinin pamundësinë për të mbyllur një sy dhe për të lëvizur hundën e tij . “Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja që të mos ishte kështu. Por trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj shpejtësinë dhe shpresoj që ju ta kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë për të pushuar ”, tha ai. Në atë kohë, artisti shtoi se po merrte kohë për të punuar për shëndetin e tij dhe po bënte “ushtrime për ta kthyer fytyrën time në normalitet”.