Justin Bieber rikthehet me albumin e ri “SWAG II”

Justin Bieber ka zbuluar së fundmi do të publikojë albumin e tij më të ri, “SWAG II”, mesnatën e së premtes.

Lajmin e dha vetë përmes disa postimeve në Instagram, ku ndau imazhe dhe video me billboard-e gjigante nëpër qytete të ndryshme, që shfaqnin kopertinën rozë të albumit dhe mbishkrimin: “Swag II tonight at midnight.”

Detajet rreth listës së këngëve, producentëve apo nëse bëhet fjalë për një version të zgjeruar të “SWAG”, ende nuk janë konfirmuar.

Kujtojmë që “SWAG”, i publikuar në korrik, ishte albumi i shtatë i studios për Bieber dhe përfshinte 21 këngë me bashkëpunime të bujshme si Dijon, Sexyy Red, Gunna e Lil B. Albumi debutoi në vendin e dytë të Billboard 200, por theu rekordet e tij të mëparshme me mbi 200 milionë dëgjime online.

Kënga “Daisies” gjithashtu arriti vendin e dytë në Hot 100, duke u kthyer në një nga sukseset më të mëdha të këngëtarit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top