Justin Bieber u ka dhënë fansave një vështrim nga festimet e tij të Krishtlindjeve, duke publikuar foto të rralla të djalit të tij, Jack Blues, të veshur si Babagjyshi.
Këngëtari 31-vjeçar ndau në rrjetet sociale disa pamje ttë Jack, 16 muajsh, i cili kishte veshur një kapuç të kuq të Babagjyshit, një bluzë të kuqe dhe pantallona sportive gri. Vogëlushi shihej duke ecur brenda një avioni privat.
Bieber publikoi gjithashtu një foto nga ambienti i ngrohtë familjar jashtë avionit, ku shfaqeshin tre çorape Krishtlindjesh të varura mbi oxhak. Më pas, artisti i hitit “Peaches” ndau edhe një mesazh reflektues për kuptimin e Krishtlindjes për të:
“Krishtlindja është koha për të reflektuar dhe për t’i bërë vetes pyetjen se çfarë dëshiron vërtet. Çfarë të përmbush realisht,” shkroi ai.
Në një postim emocional, Bieber ndau edhe fragmente nga shënime personale me titull “A Message”, ku foli hapur për presionin e famës që në moshë të vogël dhe ndikimin e saj emocional.
“U rrita në një sistem që shpërblente talentin tim, por nuk e mbronte gjithmonë shpirtin tim,” shkroi ai, duke pranuar se kishte mbajtur zemërim, por se ishte shëruar përmes besimit.
“Kam kaluar dhimbje që më formësuan përpara se të kisha fjalë për t’i përshkruar… Nuk dua ta shkatërroj industrinë e muzikës. Dua ta shoh të rinovuar – më të sigurt, më të ndershme, më njerëzore,” shtoi këngëtari.