Justin Baldoni mohon akuzat për ngacmim ndaj Isabela Ferrer

Aktori dhe producenti Justin Baldoni ka mohuar akuzat se ka “ngacmuar” bashkëaktoren e tij në filmin It Ends With Us, Isabela Ferrer, nëpërmjet përpjekjeve për ta detyruar të dorëzojë dokumente si pjesë e procesit të tij gjyqësor me Blake Lively.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë më 18 gusht, ekipi ligjor i Baldonit pretendon se urdhri gjyqësor për Ferrer kishte për qëllim marrjen e materialeve që ajo nuk i kishte dorëzuar më parë, dhe se Lively kishte qenë e para që i kishte dërguar një thirrje të tillë, duke kundërshtuar kështu pretendimet për ngacmim.

Baldoni thekson se avokatët e Ferrer kanë injoruar dy herë përpjekjet për komunikim, dhe shton se është i gatshëm të pranojë që asnjëra palë të mos përdorë dëshmi nga Ferrer në proces.

Nga ana tjetër, Isabela Ferrer, 24 vjeç, përmes avokatëve të saj, akuzon Baldonin për “qëllime të papërshtatshme” dhe “presion të panevojshëm” ndaj saj, duke kërkuar që gjykata të refuzojë kërkesën dhe të vendosë sanksione ndaj aktorit.

Beteja ligjore mes Baldonit dhe Blake Lively nisi në dhjetor 2024, kur Lively e paditi aktorin për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit. Baldoni i ka mohuar akuzat dhe më pas ka ngritur një padi për 400 milionë dollarë kundër saj, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes së tyre, duke i akuzuar për shpifje dhe shantazh. Kjo padi u refuzua nga gjykata në qershor.

Procesi gjyqësor mes Baldonit dhe Lively pritet të zhvillohet në mars 2026.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top