Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Swift në gjyqin me Lively

Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë hequr dorë nga thirrja në gjyq ndaj Taylor Swift, në mes të betejës së tij ligjore kundër Blake Lively, konfirmon Page Six.

Sipas Deadline, tërheqja erdhi pasi regjisori i “It Ends With Us” dhe avokatët e tij morën informacionin që kërkonin, pa dhënë detaje të tjera. Një burim i tha Page Six: “Kur informacioni merret vullnetarisht, nuk ka nevojë për thirrje në gjyq.”

Në dokumentet gjyqësore, Baldoni pretendoi se Swift ishte e pranishme në një takim të rëndësishëm për riskenarin e filmit, dhe se Lively përdori miqësinë me të për të marrë kontrollin e projektit. U përmendën gjithashtu mesazhe ku aktorja i referohet Swift dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, si “dragonj” që do ta mbronin atë me çdo kusht.

“Mesazhi ishte i qartë. Baldoni nuk po përballej vetëm me Lively. Ai po përballej me ‘dragonjtë’ e saj, dy nga personazhet më me ndikim dhe të pasur në botë, të cilët nuk kishin frikë ta bënin jetën e tij të vështirë,” argumentoi avokati.

Sidoqoftë, Swift ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje, duke deklaruar përmes zëdhënësit të saj se ajo nuk ka pasur asnjë rol në film — as në xhirime, as në kast, as në vendime kreative — dhe se ishte në turne gjatë gjithë periudhës së përmendur.

Në fund, gjykata vendosi që pretendimet e Baldonit nuk ishin të pranueshme si prova.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top