Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit: Do të kujdesem për shëndetin tim

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar sot mandatin e deputetit. Çyrbja ka thënë për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme, para dy ditësh.

Çyrbja është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, ka thënë ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top