Julia Fox: Kanye West, një bekim në jetën time

Julia Fox e ka përshkruar ish të dashurin e saj Kanye West si një “bekim”, pavarësisht se lidhja e tyre i la një shije të hidhur”.

Dyshja patën një romancë të stuhishme dhe ndërsa ajo zgjati më pak se dy muaj, reperi duket se ka pasur një ndikim të madh te modelja.

Në një intervistë të re, Julia tha: “Ishte në fakt një bekim që ai erdhi në jetën time”.

Ajo shpjegoi se si Kanye “trondi ekipin tim” në mënyrë që të mund të rifitonte shumë kontroll krijues. Para se të takohej me krijuesin e hitit “Flashing Lights”, Julia tha se ndjente “presion për të pretenduar të ishte ylli i Hollivudit”.

Duke folur në Popcast të The New York Times, Julia shtoi: “Unë do të ankohesha për këtë dhe do të mërzitesha, por më pas në fund gjithmonë pranoja dhe bëja atë që ata donin sepse ishte më e lehtë sesa të grindesha. Por Ye erdhi dhe tha: ‘Prisni një minutë, jo, për këtë, unë do të bëj atë që dua të bëj’.”

Julia foli edhe për jetën e saj seksuale teksa zbuloi se nuk flinte me Kanye. Aktorja komentoi në një postim të TikTok të shpërndarë nga aplikacioni i takimeve Bumble, ku shkruhej: “Ju e dini shumë mirë mos paturit intimitet nuk është përgjigja”.

Julia ka komentuar nën postim dhe ka treguar se ka 2.5 vjet që nuk ka kryer marrëdhënie se*suale dhe “nuk ka qenë kurrë më mirë”. Ajo u takua me Kanye pas takimit në Miami në natën e Vitit të Ri 2021.

Megjithatë, dyshja u ndanë në shkurt 2022. Duke folur për revistën ES, Fox foli për ndarjen e tyre dhe tha:

“Çështjet e pazgjidhura me të cilat po merrej. Thjesht duket sikur ai kishte shumë për të punuar, dhe unë thjesht nuk kam kohë ose energji për të.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top