“Ju prisni të lodhemi, ne vetëm vazhdojmë’/ Qytetarët nuk tërhiqen, protesta në ditën e 77

Në ditën e 77-të të protestës qytetare kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

‘Arrestoni Ramën!’ ‘Arrestoni Ballukun’ thërrasin në kor qindra qytetarë që janë mbledhur para kryeministrisë.

Ndërkohë një prej pankartave të shfaqura këtë mbrëmje në Tiranë shkruhej Ju prisni të lodhemi, ne vazhdojmë…”

Pavarësisht javëve të protestave dhe temperaturave të larta, protestuesit vijojnë të mblidhen në shesh, ndërsa kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top