“Ju mendoni se pa Final Four do të ishte kjo diferencë?”. Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Shehit

Partizani do të zbresë në fushë në “Arenën e Demave” kundër Egnatias kryesuese. Rrogozhinasit kanë 10 pikë avantazh në renditje dhe në një kampionat të rregullt, pa Final Four do të ishte një histori e mbyllur. “Ju mendoni se pa Final Four do të ishte kjo diferencë?”. Kjo ishte pyetja ‘bombë’ e Orges Shehit, teknikut të Partizanit, që shpërthen mbi të gjithë në skemën aktuale të kampionatit të Superiores, për të cilën askush nuk është në favor.

Mjafton të mendosh se mund të renditesh i pari si Egnatia (me diferencë pikësh) e të mbetesh pa Europë, nëse kupën e fiton një skuadër jashtë katërshes së parë dhe rrogozhinasit munden në gjysëmfinale.

Po sa për tu rikthyer te pyetja e Shehit. Pas atyre fjalëve fshihet toleranca që kanë skuadrat në këtë kampionat, ku jo domosdoshmërisht duhet të dalësh i pari për tu shpallur kampion. “Final 4 e zbeh pak luftën sportive përsa i përket pikëve, nuk i fut skuadrat në stres për të kapur kundërshtarët”, shpjegoi tekniku në vigjilje të përplasjes me kryesuesit.

E thënë ndryshe, nëse do të luhej me 36 javë, të gjithë skuadrat do të ishin sjellë ndryshe, të painteresuara domosdoshmërisht për pikët. Nëse diferenca nuk do të ishte kaq pa Final Four, atëherë është e drejtë të konstatohet se Partizani i pari, por edhe të tjerët pas të kuqve, do të kishin qenë më të vërtetë në lojë. Një fakt i ditur, që reflektohet edhe me mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Në fund të fundit, asgjë nuk vendoset në këto ndeshje. Më mirë presim Final 4 për të parë përballje të vërteta.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top